Sot seancë, në rend dite shkarkimi i Aida Dërgutit

Sot seancë, në rend dite shkarkimi i Aida Dërgutit

Prokuroria konfirmon: Pronari i shtëpisë që vrau mbrëmë grabitësin nuk është arrestuar

Sot do të mbahet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës.

Seanca do të nis nga ora 10:00, shkruan Indeksonline.

Në rend të ditës janë gjithsej 10 pika, prej të cilave edhe propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Në pikën e 6-të të rendit të ditës, Kuvendi do të ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për amnisti.

Rendi i ditës:

1.Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2.Koha për pyetje parlamentare,
3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4.Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
5.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
7.Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
8.Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
9.Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti.
10.Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)