PRESIDENTI I ROMËS I TËRBUAR PËR MOMENTET KONTESTUESE

PRESIDENTI I ROMËS I TËRBUAR PËR MOMENTET KONTESTUESE

Përkujtoi mikun e tij, heroi i Kroacisë paralajmërohet nga FIFA

As gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Romës dhe Liverpool, nuk u shpëtoi polemikave të gjykimit dhe si gjithmonë ata që ankohen janë të eliminuarit.Presidenti i Romës, James Pallotta, reagoi tepër i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes, duke e drejtuar gishtin nga gjyqtarët, me në krye Damir Skomina.

“Nuk ishte pozicion jashtë loje ai i Dzekos, ndërsa goditja e El Shaarawy-t u ndal me duar, e për rrjedhojë duhej ndëshkuar me karton të kuq lojtari kundërshtar. Është emergjente përdorimi i teknologjisë VAR edhe në Champions”, u shpreh Pallotta.Sigurisht, para se të hidhte akuzat e tij ndaj gjyqtarëve, Pallotta përgëzoi Liverpoolin për kualifikimin në finale, por sipas presidentit të klubit romak, nëse vendimet do të ishin të drejta, përfundimi mund të kishte qenë krejt tjetër.“Në radhë të parë duhet të komplimentoj Liverpoolin për finalen, por është e papranueshme ajo që ndodhi. Të gjithë e panë, përveç gjyqtarëve. Në rastin e goditjes së El Shaarawy-t, përveç penalltisë, duhej akorduar karton i kuq për mbrojtësin, pra për 30 minuta Liverpooli do të luante me një lojtar më pak. E kuptoj që është e vështirë të gjykosh në perfeksion, por është e pamundur që të vazhdojmë pa VAR-in”, deklaroi James Pallotta. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)