Drejtoresha e emëruar e CIA-s dhe historia e takimit të saj me Nënë Terezën

Drejtoresha e emëruar e CIA-s dhe historia e takimit të saj me Nënë Terezën

QKUK ndalon tupanxhinjtë për lindjen e fëmijëve në Gjinekologji

Në një karrierë të gjatë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës – CIA, Gina Haspel ka mbajtur pozicione të larta në mbarë botën, duke menaxhuar “spiunët amerikanë” dhe duke punuar në përpjekjet kundër terrorizmit, sipas përmbledhjes biografike të karrierës së saj të deklasifikuar nga agjencia.

Siç shkruan The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, Haspel, e cila është përzgjedhur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të qenë drejtore e ardhshme e CIA-s, mbante rolet kyçe në operacionet evropiane post-sovjetike të agjencisë dhe postet ndërkombëtare në më shumë se 30 detyra afatshkurtra.

Duke u thirrur në raportet e CIA-s, WST shkruan se ajo filloi me agjencinë 33 vjet më parë në Afrikë.

Ndërkohë në mars, CIA zbuloi disa detaje themelore biografike, duke përfshirë vendlindjen dhe të kaluarën e saj.

Siç shkruan tutje WST, nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të jetë vetëm personi i dytë që do të bëhet drejtor pasi të ketë kaluar një karrierë të tërë në operacione klandestine.

Ajo u caktua si drejtorja e agjencisë javën e kaluar pasi drejtori i mëparshëm, Mike Pompeo u konfirmua të jetë sekretar i shtetit.

E CIA ka qenë nën presionin e anëtarëve të Kongresit për të detajuar më tej biografinë e saj përpara se të dëgjojë konfirmimin e saj, javën e ardhshme.

Gjatë seancës së konfirmimit para Komisionit të Inteligjencës së Senatit, zonja Haspel, 61 vjeç, pritet të përballet me pyetje të vështira rreth disa episodeve në karrierën e saj, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në një program marrjeje në pyetje që kritikët thanë se përbënte torturë, si dhe shkatërrimin e provave video të lidhura me të njëjtin program.

Por çfarë bie në sy në një shkrim të WST, është fakti se gjatë karrierës së saj, zonja Haspel kishte një takim të papritur me Nënë Terezën.

Në fund të viteve 1980, gjatë caktimit të saj të parë jashtë shtetit, znj. Haspel ishte duke punuar në detyrë gjatë fundjavës, kur misionarja Nënë Tereza kërkoi të fliste me presidentin Ronald Reagan rreth mungesës së grurit në një vend, emri i të cilit ende mbetet i klasifikuar.

Pas kësaj, Haspel e kishte ftuar Nënë Terezën dhe Departamenti i Shtetit i kishte organizuar një lidhje telefonike me presidentin.

Kjo, siç thuhet më tej, ka bërë gjithashtu që Nënë Tereza të ketë ftuar zonjën Haspel në jetimoren lokale. Fëmijët gjithashtu vizituan Ambasadën amerikane. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)