Ekipi i zhytësve të FSK-së bashkë me shumë ndihmës të tjerë tashmë dyshohet se kanë gjetur një trup në lumin Lepenc.
Sipas pamjeve të fundit të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes shihet momenti kur edhe tentohet të nxirret nga uji duke u mbuluar.
Ndërkohë duhet përkujtuar që sot është dita e gjashtë me radhë e kërkimeve për dy pjesëtarët e zhdukur të Policisë së Kosovës.
Si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, dy pjesëtarët e policisë dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc.
Pjesë e kërkimit të dy policëve janë shumë persona, pjesëtarë të zhytjes së Policisë dhe FSK-së dhe gjithashtu qytetarë të shumtë që i janë bashkuar vullnetarisht kërkimit./Indeksonline/
COMMENTS