Polici i zhdukur kishte caktuar datën e martesës më 1 Gusht, ishte gjetur edhe këngëtari

Polici i zhdukur kishte caktuar datën e martesës më 1 Gusht, ishte gjetur edhe këngëtari

Momenti kur një burrë plagos një grua në një market në Shkup (VIDEO)

Malësor Dashi kishte pak kohë që ishte fejuar me të dashurën e tij, B.SH, më saktë në muajin gusht të vitit 2017.

Ata kishin caktuar edhe datën e dasmës e cila ishte më 1 Gusht 2018.

Qifti ishin bërë gati të bënin dasmën këtë verë, edhe këngëtari ishte zgjedhur , por ky gëzim u ndërpre nga fatkeqësia e natës së shtunë ky dy policët dyshohet se ranë në Lumin Lepenc.

Kosova ime merr vesh se këngëtari i përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Malësorit dhe nuses së tij ishte Besart Lika këngëtari nga Tetova.

Ai përmes një statusi në facebook ka treguar se ka qenë në plan të këndojë në dasmën e mikut të tij Malësorit, por gjithcka morri kahje tjetër dhe shpreh dhimbjen e tij të madhe lidhur me rastin.

Ai ishte djali i vetëm i familjes Dashi duke lënë pas gjashtë motra.

Ndryshe, forca të shumta të Policisë së Kosovës bashkë me zhytës të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet për dy policët.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)