Duke qenë se vera është shumë pranë të gjithë po mendojnë për plazhin. Dhe një prej shqetësimeve kryesore të verës është pamja e trupit, kryesisht celuliti. Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumoni, prandaj mund të bëni diçka për të parandaluar shfaqjen apo shtimin e tij.
Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që luftojnë celulitin dhe nëse ai është me të vërtetë një shqetësim për ju, mos harroni t’i përfshini këto ushqime në dietën tuaj.
1. Salmoni
Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.
2. Farat e lulediellit
Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.
3. Specat djegëse
Edhe specat djegëse përmbajnë vitaminë B6, e cila është një prej armëve kryesore në luftën ndaj celulitit. Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.
4. Manaferrat dhe boronicat
Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.
5. Uthulla e mollës
Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përman kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.
6. Çaji jeshil
Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.
7. Vaji i ullirit
Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.
8. Çokollata e zezë
Lajmi i mirë është se nuk keni pse hiqni dorë nga çokollatat, të paktën jo nga e zeza. Kakaoja natyrale është e pasur në antioksidan.
COMMENTS