‘Askush nuk shpëton. FBI ka mbërritur dhe po prezantohen…’

‘Askush nuk shpëton. FBI ka mbërritur dhe po prezantohen…’

Lipjani dhe Shala, përkrahë Ali Stubllën për deputet

“Reforma ne Drejtesi nuk mund të ndalet prej klasës politike”

Keshtu ka deklaruar kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela i ftuar në Top Story, ku vuri theksin njekohesisht se Prokuroria për Krime të Rënda është një institucion i korruptuar dhe se të gjitha lëvizjet e bëra tani nga palët, sipas Ngjelës, i shkojnë përshtat si opozitës, ashtu edhe mazhorancës.

“Reformën në drejtësi nuk e bëjmë ne, e bëjnë ndërkombëtarët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është institucion i korruptuar dhe unë i kam parë në veprim në procese. Ajo që më bëri përshtypje të madhe dhe që më dha të kuptuar që edhe Rama edhe Berisha gjetën një rrugë të re, që sado që të na godasë reforma në drejtësi, ne nuk lëmë arrestin. Me ato ligje që kanë miratuar, nuk shpëton njeri nga drejtësia. Po patën futur duart në korrupsion, këta nuk janë më në politikë. Se çdo të bëjë pushteti i ri gjyqësor, atë nuk e dimë, por po të shikosh ligjin për Prokurorinë, që zgjidhet nga forumet shqiptare, nuk ka fare akses tek Prokuroria e Posaçme”, deklaroi Ngjela.

Dhe kjo ka filluar sipas Ngjelës, me mbërritjen e 86 përfaqësuesve të FBI-së.
“Kanë mbërritur 86 përfaqësues të FBI-së në Shqipëri dhe janë duke u prezantuar nëpër bashki sipas burimeve të mia”, vijoi ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)