Osmani: Veteranët e vërtetë i meritojnë pensionet, jo ata që folën nga Zvicra e Shqipëria

Osmani: Veteranët e vërtetë i meritojnë pensionet, jo ata që folën nga Zvicra e Shqipëria

Blerta Deliu thotë se Fitore Pacolli gënjeu kur tha se sivjet s’ka heqje të vizave

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, duke folur për listën e fryrë të veteranëve të UÇK-së, ka thënë se pensionet duhet t’i marrin ata që në të vërtetë kanë luftuar për Kosovën.

Sot në debatin për rishikim të buxhetit për vitin 2017, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, akuzoi deputetin e LDK-së, Lumir Abdixhiku se ka qenë pjesë e shërbimeve sekrete të Serbisë, derisa deputeti Abdixhiku akuzoi Veselin për përfshirje në listën e fryrë të veteranëve të UÇK-së.

Deputetja Osmani është përfshirë në këtë debat, duke thënë se PDK-ja e konsideron gjyqësinë dhe prokurorinë si pronë të veten, derisa kritikuesit e kësaj partie i akuzon se janë pjesë të BIA-së e UDB-as, transmeton Koha.net.

“U shpërfaq logjika e PDK-së se siç e konsideron gjyqësinë e prokurorinë e sheh si prone të veten, sepse njerëzit e PDK-së ankohen kur dikush ua thotë të vërtetën dhe nuk hezitojnë që t’i akuzojnë për lidhje me BIA-n dhe UDBA-n”, ka thënë Osmani.

“Po flas këtu si një njeri që ka respekt për secilën ushtare dhe ushtar që ka luftuar për këtë vend. Po flas si një anëtare e një familje që ka marrë pjesë në ndërtimin e celulave të para në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes ës Kosovës. Veteranët e vërtetë e meritojnë të marrin pagat, jo ata që flisnin nga Zvicra e Shqipëria dhe sot na shesin vend se kanë mbrojtur Kosovën. A ka më hipokrizi kur ata vetë pranojnë se ka ndodhur fryrja e listave”, ka thënë veç të tjerash deputetja e LDK-së.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)