Rama detyroi Tahirin për të dhënë dorëheqjen? Kush është ndërmjetësi i mistershëm

Rama detyroi Tahirin për të dhënë dorëheqjen? Kush është ndërmjetësi i mistershëm

Vuçiq vuan nga skleroza, harron çfarë ka nënshkruar Serbia në Bruksel

Ish-ministri Saimir Tahiri rikonfirmoi mandatin e deputetit dy javë më parë në Parlament, pas pjesëmarrjes së tij në seancë dhe votimit të një marrëveshjeje.
Ai kishte munguar në Parlament për më pak se gjashtë muaj dhe nëse do të mungonte dhe në dy seanca, ai humbte mandatin. Deklarata e djeshme, pas përpjekjes për të mos e humbur atë në seancën e parafundit, erdhi e papritur për opinionin publik, por jo vetëm. Befasia e këtij vendimi u pa dhe në komunikimet e deputetëve socialistë dje në sallën e Kuvendit.

Përmes një konference me gazetarët nga salla e kryesisë së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur sapo kishte nisur punën Parlamenti, deputeti Tahiri deklaroi dorëzimin vullnetar të mandatit. Gjatë fjalës së tij, në mënyrë të përsëritur ai theksoi faktin se akuzohet nga opozita, por dhe politikanë europianë se mandati i tij po pengon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Por si erdhëm deri në momentin që Saimir Tahiri vendosi të dorë- zojë mandatin? Burime nga qeveria pohuan dje se pas kthimit të Kryeministrit Rama nga Berlini, ku pati takime me Kancelaren Merkel dhe deputetë të Bundestagut, Rama dhe Tahiri kanë hyrë në komunikime mes tyre përmes personave të tretë.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Tahiri nuk i fshehu dot momentet e prekjes dhe mallëngjimit, që dukej se lidheshin me mungesën e vullnetit të tij të plotë për të lënë mandatin e deputetit. Interlokutorët mësohet t’i kenë transmetuar Tahirit mesazhin që Kryeministri mori nga Berlini se me ish-ministrin e Brendshëm nën hetim në Kuvend, vota e Gjermanisë pro hapjes së negociatave nuk është e sigurt.

“Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne, kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”, u shpreh për “Panorama” deputeti i CDU-së, Thorsten Frei, për takimin që zhvilloi Kryeministri Rama në Berlin.

Këtyre qëndrimeve gjermane, iu bashkua dje edhe anulimi i vizitës në Tiranë të deputetit të CDU-së, Florian Hahn. Hahn, i cili njëkohësisht është edhe zëdhënës për BEnë dhe Zgjerimin në Bundestag, do të zhvillonte takime me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e PDsë Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Grupit të PS-së, Balla.

Anulimi është bërë menjëherë pas deklaratës publike të Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit. Mësohet se ka qenë ambasada jonë në Berlin, e cila ka njoftuar institucionet shqiptare për anulimin e vizitës. Zyrtarisht është thënë se shkak për anulimin e vizitës së deputetit gjerman në Tiranë është bërë humbja e avionit në Vjenë, për të udhëtuar drejt Tiranës./Panorama

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)