Kapet “peshku i madh” që solli 613 kg kokainë në Shqipëri

Kapet “peshku i madh” që solli 613 kg kokainë në Shqipëri

HETOHEN PROKURORËT QË IA ZGJATEN VETES MANDATIN

Këtë të premte, ambasadori Donald Lu bëri thirrje për kapjen e tij duke e cilësuar si një “peshk të madh” të krimit në Shqipëri, e për koinçidencë, ashtu ka ndodhur.
Policia gjermane ka arrestuar këtë të premte Arbër Çekjan, pronarin e “Arbri Garden”, kompanisë në emër të së cilës në Durrës erdhi një kontenier plot me 613 kilogramë kokainë.

Sasia rekord e drogës u kap në muajin shkurt dhe që nga ajo kohë Çekaj ka qenë në arrati. Arrestimi i Çekajt është kryer sot falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane.

Policia ka reaguar duke dhënë këtë njoftim:

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuader te operacionit “last snow”.
U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit

Hetimet për drogën e gjetur në Maminas vijojnë ende, teksa po sot, avokatët e dy të arrestuarve për këtë çështje, kanë kërkuar lirimin e menaxherit e shoferit të kamionit të kompanisë Arbri Garden./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)