I nderuar nga shumë të majtë në Britani, përfshirë edhe liderin laburist Jeremy Corbyn dhe kancelarin John McDonnell, idetë e Karl Marksit janë ende relevante edhe sot, 200 pas lindjes së tij?
Corbyn ekonomistin gjerman e përshkruan si një filozof, revolucionar socialist dhe një “ekonomist të madh”, ndërsa McDonnell thotë se ka shumë për “të mësuar nga Marksi”.
Autori i librit “Karl Marx”, Francis Wheen argumenton se tezat e tij janë shumë të rëndësishme edhe sot. “Në ‘Das Kapital’ ai ka disa ide rreth tjetërsimit dhe si puna i shndërron njerëzit në makineri. Nëse shikoni linjat prodhuese të Apple në Kinë, ju do të shihni se tezat e Marksit nuk janë vjetëruar”.
Mendimtarë si Paul Mason, Aaron Bastani dhe David Harvey akoma përkrahin idetë e Marksit dhe janë të bindur se idetë e Marksit janë më aktuale së asnjëherë më parë, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
“Ai mund të ketë lindur 200 vjet më parë, por njohuritë e tij kyçe – një pikëpamje materialiste e historisë dhe një zotërim i kapitalizmit si një sistem i kufizuar në thelb – mbeten të paçmueshme”, thotë Bastani.
Sipas antropologut dhe gjeografit amerikan David Harvey marksizmi duhet të jetë zgjidhja e neoliberalizmit të sotëm. Harvey, thotë se neoliberalizmi ka kontribuuar në rritjen e elitave ekonomike. “Neo-liberalizmi nuk ka qenë shumë efektiv në ringjalljen e akumulimit të kapitalit global, por ka arritur shumë mirë në rivendosjen, ose në disa raste (si në Rusi dhe Kinë) duke krijuar, fuqinë e një elite ekonomike”.
COMMENTS