Makina hyri nga Kosova 5 ditë më parë, një person gjendet i shkrumbuar brenda saj

Makina hyri nga Kosova 5 ditë më parë, një person gjendet i shkrumbuar brenda saj

Kurti: Serbia është problemi i Ballkanit

Një person u gjet i pajetë dhe thuajse i shkrumbuar brenda një automjeti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Derven të Fushë-Krujës, ku policia në fund të një toke pa asnjë lloj objekti të ndërtuar në të, gjeti një makinë të djegur. Brenda saj u konstatua edhe trupi i djegur i një personi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia. Pritet që identifikimi i tij të bëhet përmes analizave të ADN-së.

Burime nga policia thonë se automjeti i djegur është futur në territorin shqiptar para 5 ditësh dhe ka ardhur nga Kosova përmes pikës kufitare të Morinës. Automjeti rezulton të jetë në pronësi të Xhavit Osmanit nga Mitrovica, por nuk dihet nëse edhe personi i vdekur është i njëjti.

“Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak.

Nuk dihet ende nëse personi është vrarë më parë me armë zjarri, apo nëse është djegur i gjallë brenda automjetit. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)