Pasi fitoi zemrat e publikut italian me performancën e saj të shkëlqyer si balerinë, Klaudia Pepa, tashmë do shfaqet në një mënyrë krejt ndryshe.
Klaudia Pepa do të jetë në rolin e prezantueses në një emision televiziv në ‘Sky Italia’. Ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’, në të cilën shihet duke moderuar. Por mund të themi se ja ka dalë me të vërtetë mbanë edhe në këtë eksperiencë të re.
“Eksperienca e parë si prezantuese më uroni fat”, – ka shkruar Klaudia në videon e saj.
Të menjëherëshme kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj të cilët i kanë uruar suksese në rrugëtimin e ri, por pa fshehur befasinë./Gazeta Express/
COMMENTS