Edukimi muzikor përshpejton zhvillimin e trurit të fëmijëve

Edukimi muzikor përshpejton zhvillimin e trurit të fëmijëve

Kjo është shuma e parave që merr çdo polic për fundvit

Shkencëtarët argumentojnë se muzika dhe këndimi tek fëmijët e përshpejtojnë zhvillimin e funksionit të trurit dhe ndihmojnë në luftën kundër depresionit.

Edukimi muzikor e përshpejton zhvillimin e trurit kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël, sidomos në fushat të cilat janë përgjegjëse për përpunimin e tingujve, perceptimin e të folurit, zhvillimin e të folurit dhe aftësitë e të lexuarit, sipas studimit të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë.

Shërimi i kontrolluar gjatë të cilit dëgjohet dhe interpretohet gjithashtu paraqet një trajtim efektiv për problemet e shëndetit mendor. Studimet konfirmojnë se shtimi i terapisë muzikore në trajtim e përmirëson funksionimin social të njerëzve me skizofreni, transmeton Koha.net. Terapia muzikore gjithashtu është treguar e efektshme edhe si trajtim i pavarur për uljen e depresionit dhe dhimbjes kronike.

Instituti për tru dhe kreativitet në Universitetin e Kalifornisë, që nga viti 2012 e filloi një studim pesëvjeçar në bashkëpunim me Filarmoninë e Los Angeles dhe Shoqatën e Zemrës së Los Angeles për ta zbuluar ndikimin e edukimit muzikor në zhvillimin kognitiv, social dhe emocional të fëmijëve.

Rezultatet e para të studimit, të cilat u publikuan në revistat shkencore, dhanë prova për përparësitë e një edukimi të tillë në kohën kur shumë shkolla e zvogëluan apo edhe e larguan programin muzikor dhe artistik.

Gjatë studimit, shkencëtarët nga fusha e neurologjisë e ndoqën zhvillimin e trurit dhe sjelljes në një grup prej 37 fëmijëve nga lagjet e varfra të Los Angelesit, përcjell Koha.net. Fëmijët mësuan të interpretonin në instrumente si violina në ansamble dhe grupe, dhe ushtruan deri në 7 orë në javë.

Studimi tregoi se të mësuarit e muzikës e përshpejton zhvillimin e rrugës dëgjuese në tru dhe e rrit efikasitetin e saj.

Shkencëtarët i krahasuan fëmijët-muzikantë me moshatarët të cilët ushtruan futboll dhe ata të cilët nuk kishin programe shtesë.

Brenda dy vjetësh ata zbuluan se shqisa e dëgjimit të fëmijëve-muzikantë u zhvillua më shpejt se tek fëmijët e tjerë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)