Makthi i vlonjatëve që nuk përfundon prej tri vitesh

“Fjalët po i ndërron si çorapet”, Albin Kurti thotë se do të qeveris më Listën Serbe

Rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Vlorës, në fund të autostradës Levan-Vlorë, është prezantimi i parë i qytetit bregdetar për çdo vizitor.
Ndërsa numri i të huajve që vijnë për turizëm është shtuar, në vend të një hyrjeje dinjitoze që do të lajmëronte apo informonte për zonat që mund të vizitojnë, turistët përballen me këtë pjesë rruge që nuk përfundon kurrë së ndërtuari.

Në këtë gjendje, ky kryqëzim ndodhet prej 3 vitesh, ndërsa ritmet e punimeve janë tepër të ngadalta. Aty ka mjete, por s’ka punëtorë. Por mbi arsyen e zvarritjes së punimeve nuk dihet asgjë.

Jashtë kamerave, si në Bashkinë e Vlorës, ashtu edhe ndërtuesit thonë se puna do të përfundojë së shpejti.

Sezoni turistik sapo ka filluar dhe mbetet për t’u monitoruar çdo ditë ecuria e punimeve të këtij projekti, për të cilin janë prokuruar miliona lekë.

Edhe pse ka pothuajse 6 vite që ka përfunduar investimi prej 60 milionë eurosh i autostradës Levan-Vlorë, me një gjatësi prej 25 km, dalja e saj ka ngelur pa përfunduar.
Shpeshherë, ky vend është kthyer dhe në burim aksidentesh për ata që nuk e njohin rrugën, pasi gjatë natës aty mungon dhe ndriçimi.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/makthi-i-vlonjateve-qe-nuk-perfundon-prej-tri-vitesh-532819/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)