Përleshja eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

Përleshja eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

Shukri Buja viziton babanë e ish-presidentit Thaçi në Burojë

Një zënkë në mes dy personave ka përfunduar me sulm të njëri-tjetrit, me granatë dore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës Agron Borovci ka thënë se dyshohet që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore dhe të jetë hedhur nga një person në drejtim të disa personave të tjerë pas një konflikti të çastit mes tyre.

“Policia ka identifikuar disa nga personat që dyshohet të jenë involvuar në këtë ngjarje. Dy nga këta persona janë arrestuar nga ana e policisë dhe ndaj tyre është iniciuar procedura hetimore”, ka shtuar Borovci.

Mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar ndonjë person i lënduar.

Policia është duke ndërmarrë veprime hetimore për ta ndriçuar rastin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)