PAS FALJES SË SABAHUT, IMAMI I XHAMISË NË ISTOG E GJEN NJË FOSHNJË MBI VETURËN E TIJ

PAS FALJES SË SABAHUT, IMAMI I XHAMISË NË ISTOG E GJEN NJË FOSHNJË MBI VETURËN E TIJ

LISTA SERBE HUMB NJË KOMUNË

Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij, pranë xhamisë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin vetë imami i xhamisë, Arben Dreshaj, i cili tha se sot, pas faljes së namazit të sabahut, rreth orës 05:15, kur ka dalë nga xhamia e ka gjetur foshnjën e braktisur.

“Pasi kam dalë nga xhamia pas faljes së namazit të sabahut, mbi veturën time kam gjetur një pakon, në të cilën ishte foshnja. Menjëherë kam thirrë policinë dhe ambulancën”, tha Imami Dreshaj

Dreshaj tha se aktualisht fëmija është në përkujdesje shëndetësore, kurse policia po merret me rastin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)