Sipas parashikimit të meteorologëve, sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por i ngrohtë dhe i paqëndrueshëm.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme dhe me stuhi lokale. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 13 në 18 kurse ajo më e larta e ditës nga 24 në 28”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në ditët në vijim do të ketë mot me re, i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët se në ditët e mëparshme, vende-vende me shi e bubullimë, kurse temperatura do të jetë rreth mesatares për këtë kohë të vitit.
COMMENTS