LDK: Profesor Agani i mungon sot më shumë se kurrë jetës politike të Kosovës

LDK: Profesor Agani i mungon sot më shumë se kurrë jetës politike të Kosovës

Ja si i shpëtoi sekretari i Vuçiqit arrestimit (VIDEO)

12:15 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me familjarët e profesorit të ndjerë Fehmi Agani, ka bërë sot homazhe dhe nderime në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

Me këtë rast, në emër të kryesisë së LDK-së, Ismet Beiqir ka thënë se sot si kurrë më parë, Kosovës, jetës institucionale të saj, politike e akademike i mungon Fehmi Agani.

“Ne sot, si kryesi e LDK-së së, bashkë me familjarët jemi në nderim të jetës dhe veprës së profesorit dhe akademikut, njeriut të shkencës dhe politikës e të institucioneve, profesor Fehmi Aganit. Në përkujtim të punës së tij ë madhe, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga bandat kriminale serbe, çdo vit padyshim që po ndihet mungesa e profesor Aganit, mençuria e tij, intelektualiteti i tij, largpamësia e tij edhe vizioni si kurrë më parë ju kishin dashtë dhe ju duhen edhe sot Kosovës”, ka thënë Beqiri, raporton KP.

Ai po ashtu ka përmendur virtytet e Aganit duke e quajtur njëri të urtë, të mençur dhe largpamës.

“Sot po e them edhe njëherë i mungon profesor Agani LDK-së, dhe jo vetëm LDK-së por ju mungon të gjithave edhe jetës së institucioneve edhe jetës akademike e politike , sepse mes tjerash përveç aftësive të tij intelektuale shquhet për një urtësi të paparë dhe për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të tij me kryetarin Ibrahim Rugova, do të thotë realisht siç thuhet ka qenë dora e djathtë e presidentit Ibrahim Rugova, dhe këta dy njerëz e në veçanti profesor Agani do ë mbeten në histori përjetë për atë se çfarë kanë bërë për ne. Edhe njëherë, ne në këtë mënyrë e nderojmë jetën dhe veprën e profesor Aganit dhe asnjërën jo që është e tepër por ne mendojmë se asnjëherë nuk mund t’i dalim hakesh për atë se çfarë ka bërë ai për ne dhe së bashku me Mentorin djalin e profesorit edhe njëherë i shprehim respekt jetës dhe veprës së profesor Aganit”, ka thënë Beqiri.

Një fjalë rasti, shumë shkurt përmes vetëm një fjalie, me rastin e homazheve tek varri i babait të tij ka dhënë edhe Mentor Agani, djali i profesor Aganit.

“Na mungon të gjithëve, na mungon të gjithëve. Thjeshtë”, ka thënë ai.

Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999. Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Profesor Agani nga kolegët e tij (Akademisë së Shkencave të Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare.

Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -90 ta.

Ka studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit – tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Thaçi: Agani ishte njëri ndër politikanët më të mprehtë në Kosovës

12:13 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar vrasjen e akademik Fehmi Aganit, ka shkruar se vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet.

Ai ka shkruar në Facebook se para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës.

Haradinaj kujton Aganin, “pishtarin që i dha dritë vizionit për shtet”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprën e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit.

“Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet. Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua. Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pavarur”, shkroi Haradinaj.

Sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit.

Agani u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)