Pesë vendet që duhet vizituar në Kosovë

Pesë vendet që duhet vizituar në Kosovë

THAÇI I ASHPËR ME AMBASADORËT, THOTË SE U EKZAGJERUA DEBATI PËR SPECIALEN

Janë vendet më të bukura…
1. NOVOBËRDA
Novobërda është një ndër vendet më të rëndësishtme të historisë mesjetare në Kosovë. Në këtë qytet kanë jetuar mbi 50 mijë banorë dhe këtë popullatë e kanë përbërë monatorët sakson, otomanët, kozakët, shqiptarët, sllavët dhe shumë popuj të tjerë që janë sjellur në këtë vend për të shfrytëzuar minierat e argjendit. Në mesjetë ajo ishte një metropol që ka ofruar vende pune për njerë shumë të kualifikuar në zejen e nxjerrjes dhe përpunimit të argjendit.

2. GJERAVICA
Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë të cilën secili mund ta ngjes. Ajo ofron pamje spektaklolare dhe mundësi për të notuar në disa nga liqenet më të bukura glaciale në Kosovë.

VIA FERRATA ARI – Pejë
Ferrata është një sturukturë e metaltë shkëmbore dhe vend optimal për ata që pëlqejnë alpinizmin. Me ngjitjen e saj ju do të shijoni pamjet fantastike të grykës së Rugovës dhe qytetit të Pejës. Pas ngjitjes ju pret një ecje e lezetshme nëpër një rrugë të ngushtë me vegjitacion të bollshëm dhe shenja të shtazëve të egra. Në ngjitjen e Via Ferrata Ari-t ju do të provoni ecjen mbi urën e vetme të varur në Kosovë.

LIQENET E MIRUSHËS
Mirusha me ujëvarën dhe liqenet e saj është një nga vendet më artaktive për turistët. Vizita e këtyre liqeneve nuk përfundon me pamjen fenomenale të liqenit të madh, ju dujhet të ngjiteni dhe të shihni tërë liqenet dhe të krijoni një imazh të plotë për Mirushën.Po ashtu Mirusha njihet për faunën e saj të begatë.

BURIMI I DRINIT
Burimi i drinit është ujvara më e madhe në Kosovë si për nga lartësia si për nga sasia e ujit që sjellë. Gjatë stinës së pranverës kur ka më së shumti ujë, uji spërket deri në 100 metra lartësi. Nga spërkatjet dhe rrezet e diellit krijohen ylberë të shumtë që ia shtojnë bukurinë kësaj ujëvare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)