Spanja reagon pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonja

Spanja reagon pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonja

Edhe Magurja e përfshirë në frymën për LDK-në

Autoritetet qendrore të Spanjës nuk kanë humbur kohë dhe kanë reaguar menjëherë pasi autoritetet e Katalonjës shpallën pavarësinë e rajonit, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Senati i Spanjës ka aprovuar propozimet për të marrë Katalonjën nën kontroll të Qeverisë nga Madridi, si përgjigje ndaj aktit të shpalljes së pavarësisë nga Katalonja.

Me këtë votim, Senati i ka dhënë Kryeministrit Mariano Rajoy fuqi të mëdha dhe leje për të shfrytëzuar çdo mjet nën dispozicionin e shtetit për të vënë nën kontroll të plotë Katalonjën dhe për të kundërshtuar aspiratat e saj për të qenë shtet i pavarur, transmeton Gazeta Metro.

Pritet që Rajoy të shkarkojë edhe zyrtarisht Presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont, që deri më tash ka qenë lider i rajonit autonom, por që sot ka shpallur pavarësinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)