Senatori John McCain, 81 vjeç, i cili prej muajsh po lufton kundër kancerit në tru, ka njoftuar se nuk dëshiron që presidenti Donald Trump të marrë pjesë në funeralin e tij.
Kjo është raportuar nga shumë media amerikane. McCain është veteran i luftës në Vietnam dhe senator shumë i respektuar i Arizonës.
Ai ka një marrëdhënie të komplikuar me Trump dhe dëshiron që zëvendëspresidenti Mike Pence të përfaqësojë Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu, Mccain po përdor një libër dhe një dokumentar për të shprehur pendesën e tij që zgjodhi popullisten Sara Palin në 2008-n për të garuar kundër Barack Obamës.
Ndërkohë, senatori po lufton prej më shumë se një viti me kancerin. Aktualisht, ai po qëndron në Arizona pas një ndërhyrje kirurgjikale.
COMMENTS