Me depilim, kremëra të shumtë për heqjen e qimeve, ka një gamë produktesh për zonat intime të femrës.
Ka dhe nga ato që preferojnë të jenë natyrale, apo të tjerë që heqin vetëm një pjesë të tyre. Madje, shkojnë dhe më tej, duke krijuar modele për tu ndjerë aventureske.
Por kur marrin në konsideratë preferencën e partnerit të tyre, studime të reja tregojnë se çfarë ju pëlqen meshkujve.
Sipas një studimi të fundit, 2/3 e meshkujve, preferojnë që femra të ketë disa qime në trup, pëlqejnë një femër “natyrale”, ose “me pak qime, por jo shumë”.
Steven Dodd, kreu i studimit të Manscape thotë: “Dhe pse meshkujt janë ende shumë pas krahasuar me femrat, kur vjen puna te regjimi personal i tyre, gjithnjë e më shumë po përdorin produkte si shiritat e dyllit, apo kremrat depilues për të hequr qimet”.
COMMENTS