Serialet e kinematografisë turke kanë marrë vëmendje edhe në trojet shqiptare.
Një aktor shumë i dashur për publikun shqiptar është edhe Kenan Imirzalioglu, të cilin e njohin në rolin e Ezelit, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi kishte takuar aktorin turk, me të cilin ndau edhe një fotografi.
Fotografia me Imirzalioglun mori shumë komente dhe pëlqime nga ana e ndjekësve të futbollistit, por ai i aktorit Bes Kallaku ishte epik.
“Si e kishte dajën”, e pyet Besi, Cikalleshin me shaka duke treguar se ka parë telenovelën e famshme të Ezelit.
COMMENTS