Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve

Rubovc, i digjet objekti ku mbante ushqimin e bagëtisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit Dejan Slaviq, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Përmes një komunikate për media Gjykata Themelore ka bërë të ditur se “Të pandehurit D.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.05.05.2018 deri me dt.05.06.2018”.

“Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.S, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurit dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar se masa e paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për zhvillimin e pa penguar të procedurës dhe sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, bazuar në nenet 187 par.1 nënpar1.1 dhe 1.2 të KPRK-së”, thuhet ndër tjera në komunikatë.

Slaviq ishte arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Jarinje. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)