“Goditje” e fortë nga Holanda: Qeveria është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë

“Goditje” e fortë nga Holanda: Qeveria është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë

E aftë për të shkatërruar një zonë sa Franca: Putin e ka gati “SATAN 2”, armën që mund të “mashtrojë” çdo sistem të mbrojtjes të Perëndimit! (Foto/Video)

Teksa Shqipëria pret që në qershor të marrë një “ok” për hapjen e negociatave ka vende si Holanda që janë skeptike në këtë drejtim, duke theksuar se vendi ynë nuk është gati për këtë proces.
Qeveria holandeze ka dërguar një grup deputetësh që të bëjnë një raport fakt-mbledhës para se parlamenti i vendit të tyre të marrë një vendim rreth Shqipërisë.

Pas takimit me kreun e qeverisë dhe kryetarin e Partisë Demokratike ata theksuan se qeveria e tyre është ekstremisht hezituese për të hapur negociatat me Shqipërinë.

“Është bërë një propozim nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave dhe për këtë qeveria jonë e ka tashmë pozicionin e saj të shprehur dy javë më parë. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezituese se vendet e tjera në BE.

Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shohim Francën dhe Gjermaninë do të shihni hezitim për të hapur negociatat. Prandaj ne si parlament vendosëm të organizojmë këtë mision fakt-mbledhës me anëtarë të 7 partive holandeze, të gjitha partitë kryesore janë këtu. Më pas ne do të kemi një debat sesi po shkon zbatimi i 5 prioriteteve”, tha Pieter Omtzigt.

Në lidhje me çështjen “Tahiri” ai u shpreh se gjyqësori duhet të jetë i pavarur edhe në këtë rast.

“Ne i kemi vëzhguar këto raste por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë që të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojë në burg. Është një mesazh që nuk do ta dëgjoni. Nuk mund të thuash që ai person duhet të shkojë në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e asaj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit”, tha ai./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)