Haradinaj thotë se brenda 4 javësh Kosova pret përgjigje për vizat

Haradinaj thotë se brenda 4 javësh Kosova pret përgjigje për vizat

REAGIMI RUS PËR SULMET NË SIRI

Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Haradinaj tha se nesër do të jetë hera e fundit që dita e Evropës do të festohet pa liberalizimin e vizave.
“Diku ka vjeshta do të udhëtojmë lirshëm pror nuk ka dilemë që ky do të jetë 9 maji i fundit pa lëvizje të lirë”, tha kryeministri.

“Ne presim që BE në periudhën diku 4 javëshe të konfirmojë që Kosova i ka kryer obligimet për liberalizim”, tha ai.

Haradinaj theksoi që nuk do të thotë që menjëherë do ta marrim liberalizimin pasi që duhet tu përgjigjemi edhe kërkesave të shteteve tjera duke u treguar që Kosova i ka përmbushur kushtet.

Kryeministri foli edhe për sigurimin e policëve dhe se tha që nuk është duke u ankuar por ka trashëguar mjaftë tema të rënda nga qeveritë e kaluara.

Ai shtoi që ka implikime të mëdha buxhetore kalimi në këtë etapë dhe se janë duke u përballur seriozisht me këto tema vetëm se duhet kohë.

Punët që nuk janë zgjedhur qe 20 vite un i kam gjetur në tavolinë, do të përballem me to por edhe ato kërkojnë kohë”, tha Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)