Si mund t’i shpëtojë burgut Mourinho

Si mund t’i shpëtojë burgut Mourinho

Si po shitet buka për 9 centë në shumë markete në Kosovë, cili është kualiteti i saj?

Jose Mourinho duket se do i shpëtojë burgut, vetëm nga një gjobë e majme.
Siç raportojnë mediat spanjolle, ish-trajneri i Realit ka pranuar fshehjen e të ardhurave nga e drejta e imazhit në periudhën 2011-2012, dhe është pranë marrëveshjes me organet tatimore spanjolle, për të paguar një gjobë 800 mijë euro.

Ky pakt, për të cilin pritet vetëm formalizimi, do të shërbejë për të konvertuar dënimin me burg prej 12 muajsh, që organet fiskale kërkuan për 55-vjeçarin.

Mourinho u hetua edhe më parë nga organet fiskale spanjolle, për faktin se nuk deklaroi shifrën prej 3.3 milionë eurosh të përfituara nga e drejta e imazhit.

Ai proces u mbyll në korrik të vitit 2015, pas akordit që “luzitani” arriti me autoritetet për të paguar 4.4 milionë euro, sa ç’është shifra e evazionit, gjoba dhe interesat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)