Bashkohen AKR dhe LDK për të mboshtur PDK-në në këtë komunë?

Bashkohen AKR dhe LDK për të mboshtur PDK-në në këtë komunë?

Komuna e Lipjanit, në detaje sqaron paratë e shpenzuara për dreka dhe karburante

Zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Kosovë kanë sjell mjaft ndryshime në pushtetin lokal. Dega e AKR-së në Mitrovicë dhe ajo e LDK-së janë duke i shqyrtuar mundësitë që i kanë para vetes për arritjen e një koalicioni parazgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po kandidon për mandatin e dytë në këtë komunë.

“Po kemi pasur takime me njerëz të LDK-së, por tani për tani nuk mund të themi se ka diçka konkrete. Pjesë e takimit nuk kam qenë unë por kanë qenë njerëzit e partisë time”, ka deklaruar Bahtiri.

Ndërkaq Besnik Beka, këshilltar politik i kandidatit Bahtiri, ka deklaruar se takimet me LDK-në i kanë nisur me qëllim të arritjes së një marrëveshje para mabjtes së zgjedhejve të balotazhit në këtë komunë, por ai nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet rreth asaj nëse ka pasur përafrime ndërmjet këtyre partive.

“Kemi zhvilluar takime por ende nuk ka diçka zyrtare. Ajo që mund të thëm është se takimin nuk e kemi nisur vetëm sa për të thënë por për të arritur një marrëveshje dhe për çdo gjë do të ju informojmë”, ka deklaruar ai.

Zgjedhjet e balotazhit janë përcaktuar të mbahen më 19 nëntor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)