Pas deklaratës së Rihannës, Drake zhgënjen fansat me veprimin e tij

Pas deklaratës së Rihannës, Drake zhgënjen fansat me veprimin e tij

Baby G bën shaka me këngën e Feros dhe Rinës!

Marrëdhënia e Rihanna-s me Drake ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së medias. Që prej bashkëpunimit të vitit 2010 me këngën “What`s my name” është diskutuar nëse ata janë në një lidhje dashurie apo jo. Drake gjithmonë ka folur me shumë dashuri dhe admirim për Rihanna-n.
Në vitin 2016 ai bëri deklaratën që u diskutua shumë në media duke u shprehur: “Ajo është një njeri me të cilin kam qenë i dashuruar që kur kam qenë 22 vjeç. Ajo është një prej mikeve të mia më të mira.

”Por para pak ditësh në një intervistë për Vogue, Rihanna është shprehur se ata nuk janë më miq, por as armiq. Dhe veprimi i Drake pas kësaj deklarate i ka zhgënjyer të gjithë fansat, të cilët shpresonin shumë për një tjetër bashkëpunim mes tyre. Drake nuk e ndjek më Rihanna-n në Instagram dhe fansat janë të sigurt që kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës së saj, pasi më parë ai jo vetëm që e ndiqte, por edhe i pëlqente fotot e saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)