Pse po largohen mjekët nga Kosova?

Pse po largohen mjekët nga Kosova?

OVL e Lipjanit: Do të jemi në mbrojtje dhe zëri juaj në çdo sfidë

Kuadrot shëndetësorë po largohet me të madhe nga Kosova drejt Gjermanisë
Enkelena Rraci është mjeke me profesion.

Ne korrik te vitit 2017 ajo diplomoi ne degën e Mjeksisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, por nuk arriti ta gjej një vend pune.

Si mundësi për ta ushtruar profesionin ajo po e sheh Gjermaninë.

Për këtë arsye ka nisur kursin e gjuhës gjermane e më pas të udhëtojë në këtë shtet që po pranon mjekë nga Kosova.

Ajo tregon pse ka vendosur ta ndjek kete kurs. Thotë se vendi i i saj nuk i ka dhënë mundësi.

Te njëjtin synim me Enkelenen e ka edhe Gafurr Hoti, i cili edhe pse punon mjek në Malishevë po tenton ta lë Kodoven.

Ai tashmë e ka kryer kursin dhe po pret vizën.

Mirëpo, ai frikësohet se nuk do te kthehet ne Kosove.

Si Enkelena dhe Gafurri ka shumë që po mësojnë gjuhën gjermane në këtë qendër që ka emrin “Berlin”.

Kesisoj, Kosova po rrezikohet nga humbja e kuadrove mjeksore dhe mungesa e tyre po sjell telashe në Qendren Emergjente në QKUK.

Drejtori i Odes se Mjekeve te Kosovës per T7 bën te ditur qe vetëm kete vit 11 mjeke kane kërkuar dokumente te cilat vërtetojnë punën etiko-profesionale qe kane bere ne Kosove per te vazhduar ne Gjermani.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e vlerëson ketë situate shqetësuese sidomos kur Kosova ka numrin me te vogël te mjekeve ne regjion.

Mirëpo, do te ketë disa forma për përmirësimin e kësaj dukurie.

Ne kuadër te Ministrise se Diaspores eshte i perfshire projekti “Truri” i cili funksionon mbi bazën e shkëmbimit te pervojave te mjekeve dhe profesionisteve qe veprojnë jashtë Kosoves dhe anasjelltas, kjo per qellim te avansimit te sistemit shëndetësor ne kete rast.

Mirepo, fatkeqësisht, Kosova dita-dites po vazhdon te humb mantilbardhet e saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)