Gabon Chelsea, i minimizohen shanset për Ligën e Kampionëve

Gabon Chelsea, i minimizohen shanset për Ligën e Kampionëve

Chelsea fiton FA Cup

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Huddersfield Toën në një ndeshje që u zhvillua sonte në Stamford Bridge
Skuadra mysafire, e cila është duke luftuar për mbijetesë në Premier Ligë, arriti që të mbrohet mirë, madje ata shënuan edhe të parët.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Chelsea që e dominoi takimin nga minuta e parë por që nuk arriti që të shënoi gol.

Në pjesën e dytë Huddersfield shënojnë gol duke kaluar në epërsi në minutën e 50’të më Depoitre.

Pas pranimit të golit vendasit filluan sulmin në drejtim të portës së Huddersfield por pa sukses pasi që portieri Lossl, ishte në superformë sonte.

Me këtë barazim Chelsea mbetet në pozitën e pestë më 70 pikë dhe duhet të shpresojë që Liverpool humbet në xhiron e fundit dhe ata të fitojnë për të marrë vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Përndryshe Liverpool edhe me një barazim kalon tutje në Ligën e Kampionëve. /GazetaExpress/

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)