Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme e ka ndryshuar Ligjin për siguri në komunikacion.
Me këtë ligj, drejtuesve të automjeteve nëpër autostradat e atjeshme u mundësohet që të vozitin me shpejtësi më të madhe nga ajo që ishte e lejuar deri tani.
Konkretisht, shpejtësia maksimale aktualisht e lejuar prej 120 kilometra në orë rritet në 130 kilometra në orë, shkruan Express.
Sipas arsyetimit të vendimit të Qeverisë, ndryshimi bëhet me qëllim të përshtatjes së rregullave që kanë të bëjnë me kufizimet e shpejtësisë në autostrada me ato në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
COMMENTS