Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se Beogradi edhe pse jozyrtarisht, dëshiron ta marrë Veriun në këmbim të njohjes për Kosovën
Në tryezën me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, Jovanoviq tha se Beogradi nuk po mund ta thotë publikisht kërkesën e tij për marrjen e veriut.
Sipas tij, kohëve të fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.
“Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”.
Jovanoviq akuzoi Beogradin për ndalimin e karateistëve kosovarë që të hyjnë në Serbi.
COMMENTS