Afër 18 mijë vetë ia mësyjnë të bëhen policë

Afër 18 mijë vetë ia mësyjnë të bëhen policë

Hajnat gjuajnë me armë zjarri dhe vjedhin mijëra euro në një shtëpi në Lipjan

Më shumë se 17 mijë të rinj dhe të reja kanë aplikuar në konkursin për polic, i cili zyrtarisht është mbyllur dje.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Koha.net se interesimi i të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet ka qenë mjaft i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.

Konkursi për zyrtar policor është mbyllur me datë 10.05.2018, dhe deri me këtë datë janë pranuar rreth 17 mijë e 500 aplikacione.

“Meqenëse ende është në proces regjistrimi i aplikacioneve në sistem dhe vetëm pas regjistrimit të të gjitha aplikacioneve dihet numri i saktë, sapo të përfundoj procesi i tërësishëm i regjistrimit do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.

Se sa do të jetë numri i personave që do të pranohen në polici, Hoxha tha për Koha.net se kjo varet nga nevojat operative të Policisë së Kosovës.

Konkursi është hapur më 16 prill dhe të drejtë konkurrimi kanë pasur personat shtetas të Kosovës prej moshës 18 deri 30 vjeçare.

Kujtojmë se kanë kaluar rreth 4 vjet që nga konkursi i fundit për policë të rinj në Policinë e Kosovës, ndërsa përmes tyre, Policia e Kosovës synon ripërtëritjen e radhëve të veta me gjenerata të reja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)