Aktivitet vetëdisues nga nxënësit e SHFMU ‘’Ismail Luma’’ Lipjan (Foto)

Aktivitet vetëdisues nga nxënësit e SHFMU ‘’Ismail Luma’’ Lipjan (Foto)

Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Në kuadër të projektit “Ngritja në vetëdijësimin dhe sjelljen ekologjike” të cilin janë duke realizuar nxënësit e SHFMU ‘’Ismail Luma’’, nën udhëheqjen e mësimdhënësve Sehadije Osmani, Burbuqe Shabani, Fitore Rashiti dhe me përkrahjen e drejtorisë së shkollës, sot u realizua edhe aktiviteti në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillon kjo shkollë në sheshin e qytetit “Adem Jashari” me qëllim të senzibilizimit dhe vetëdijësimit të qytetarëve, bizneseve afariste si dhe institucioneve publike për rëdësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Nxënësja Fjona Dodaj ka folur rreth idesë e cila ka ardhur nga grupi ambientalistët të cilët për çdo ditë thuajse kishin mbledhje dhe aty ishin dikustimet rreth kontrubutit të tyre që qytetarër e Lipjanit të kenë një ambient sa ma të pastër.

Kurse nxënësja tjetër Suela Mehmeti ka folur rreth broshurave të cilat ata i kanë përgaditë dhe përmbajtja e tyre ka si fokus vetëdisimin e qytetarëve për rëndësinë e tokës, ujit dhe fushës së reciklimit, arsyja e shpërdarjes së këtyre broshurave kishte për qëllim që qytetarët lipjanas mos ta ndotin ambientin.

Kjo fushatë vetëdijësuese ka filluar me nxjerrjen e fidaneve të drurit të blirit në Parkun Blinaja, mbjelljen e tyre, mandej në hollin e shkollës është bërë prezentimi i punimeve të nxënësve po me këtë temë dhe sot ka kulmuar me aktivitetin në qendrën e qytetit duke shpërndarë fletpalosje qytetarëve të rastit, pronarëve të bizneseve si dhe zyrtarëve komunal dhe të institucioneve tjera, ekspozimin e pankartave dhe punimeve me porosi për mbrojtje e ambientit./Ulpianapress

Në vazhdim pamjet nga aktiviteti:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)