Policia e Kosovës, të ejten në mbrëmje, në teritorin e komunës së Podujevës ka zënë një grup personash që po transportonin dru të vjedhura në pyll.
Njëri prej të arrestuarve është zyrtar i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe po hetohet për keqpërdoim të detyrës zyrtare.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar, njëri zyrtar i APK-së, pasi që të njëjtit në bashkëpunim janë zënë-kapur në flagrancë, me dy kamion duke transportuar dru të cilat dyshohet se janë të vjedhura dhe pa dokumente përcjellëse”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
COMMENTS