Më 22 shtator 2016 Sergio Busquets nënshkroi kontratën e re me Barcelonën e cila e mbanë atë në skuadër deri me 30 qershor të vitit 2021. Kontrata e re e bëri atë njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës.
Por, mesfushori spanjoll duket se pretendon të përfitojë më shumë nga skuadra katalonase. Agjenti i futbollistit i ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës rritje të pagës.
Në të kundërten, Busquets ka paralajmëruar largimin nga skuadra.
Busquets ka klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh, por nëse futbollisti ka vullnet për tu larguar, skuadra është e detyruar që t’i ulë çmimin./Indeksonline/
COMMENTS