Një mesazh në sekretarinë e Ramës: Alo, Sali Berisha jam, shite atë Saje Qorrin se…

Një mesazh në sekretarinë e Ramës: Alo, Sali Berisha jam, shite atë Saje Qorrin se…

FISNIK ISMAILI E SHQYEN CERTIFIKATËN E VETERANIT

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë mesazhesh të ardhura në sekretarinë e tij telefonike, të cilën e ka marrë përsipër “ta personifikojë” përmes një sërë politikanëve gazetari Arian Cani.

I pari që ka çuar sms në sekretarinë telefonike të Ramës ka qenë Berisha, i cili i ka kërkuar kryeministrit që të shesë deputetin Saimir Tahiri.
Cani: Alo Sali Berisha jam, o Edvin Habili, o kumbari i drogës, se harrova nuk ka kamera… ore një këshillë kam, shite Saje Qorrin se nuk e mbyll dot mandatin ndryshe..

Rama: E mër plak, o plak, edhe unë e ti kemi një problem, flemë pak, mua nuk më del njeri në gjumë natën, ti e ke radhën e gjatë të atyre që të dalin në gjumë, kështu që do rrish pa gjumë”

Por në sekretarinë telefonike kanë çuar sms dhe të tjerë politikanë, si Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Cani: Lul Basha jam po të nis me e-mail një udhësues sesi rriten e shartohen lulet, se hashashi të ka plasur…

Rama: Thash se u bërë burrë, por lule lule mbete, s’kam cfarë të bëj ty…

Cani: Luli jam prap, e pe sa butë u solla në parlament për Sajmen, ca pankarta po kaq. Për sa kohë të ngeci vettingu, jemi ortak e di ti…

Rama: Është koha e gjumit për ty o lul, nuk ke takat për Arian Canin, fli fli…!

Cani: O i gjati, lir Meta jam, të takohemi patjetër, nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën se me Vishon rregullohem vetë

Rama: Me qetësi dhe dashuri zoti president.

Cani: Edo, Gaz Demi jam, ta kryva porosinë tek shtëpia e Sajes, pres të takohemi

Rama: Gazo rroft partizoni se ka nevojë për inkurajim këtë natë

Cani: O Shef Sajmja jam: Erdhi kontrolli, unë qëndrova stoik, piva një puro në ballkon. Ata skanë parë gjë, pas puros do pi një trefletësh

Rama: S’është ky. Puron në PS e pi vetëm Fino.

Cani: Sajmiri jam shef. Jo Tahiri, shoferi i kamionit. Cfarë fitoj po dëshmova se kam marrë 5 milionë euro në muaj.

Rama: Shko te fronti se atje fiton.

Cani: Jam Moisi Habilaj…

Rama: Mos na e prish, kalo te tjetra.

Cani: Lali Eri jam, beniamini jot i vetëm…

Rama (thumbon): Më pëlqeu ai autobusi elektrik, por mos bëj sikur je këtu kur je jashtë shtetit
Cani: Jam Briseida e tatimeve, të kujtohet? Mos e dorëzo lehtë Sajmirin, ai bëhet kamizak për ty.

Rama: I keni rënë në qafë Briseidës ju të kazanit.

Cani: O Skënderbe Elisa Spiropali jam. Askush nuk e bën dot figurën tënde, o i pari i vendit.
Rama qesh: Këto nuk mi thotë mua. Këto ua thotë të tjerëve./Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)