Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arkëtuar mbi 500 milionë lekë nga shitja e biletave për ndeshjes Shqipëri – Itali
Shqipëria u mposhtë nga Italia me rezultat 0:1, në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, në ndeshjen e fundit të elevatorëve për Botërorin “Rusia 2018”.
Por, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka dal triumfuese nga kjo përballje. Sipas “Panorama Sportit”, FSHF ka arkëtuar mbi 500 milionë lekë (rreth 370 mijë euro) nga shitja e biletave për ndeshjes Shqipëri – Itali
Kjo shifër mund të jetë më e larta e arritur ndonjëherë në vitet e fundit për faktin se çmimet ishin disi të larta dhe ndeshja u luajt në një stadium me kapacitet të madh si “Loro Boriçi”. /Express/
COMMENTS