LDK: Qeveria Haradinaj nuk ka legjitimitet për të vazhduar tutje

LDK: Qeveria Haradinaj nuk ka legjitimitet për të vazhduar tutje

POLICIA SQARON DYSHIMET PËR KIDNAPIMIN E GAZETARES NË PRISHTINË

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, deklaroi se kontrolli demokratik i Kuvendit karshi Qeverise së Kosovës ka dështuar dhe se pa një shumicë parlamentare qeveria aktuale nuk ka legjitimitet qytetar dhe demokratik për të vazhduar më tutje.

Ai këto komente i bëri në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me shoqërinë civile me temën “Sfidat e Kuvendit të Kosovës në realizimin e mandatit kushtetues”.

Hoti tha se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutojnë për sfidat, me të cilat po përballet Kuvendi në realizimin e këtij mandati dhe qasjen që duhet ndjekin grupet parlamentare dhe Kuvendi në tërësi, në realizimin e mandatit përfaqësues ligjvënës dhe mbikëqyrës.

Ai tha se në dy muajt e fundit situata është përkeqësuar dhe më tutje, dhe se çdo vendim që merret nga Qeveria mund të konsiderohet i kontestueshëm, në aspektin e legjitimitetit të vendimmarrjes.

Hoti tha se tashmë kanë filluar të dështojnë edhe mbledhjet e Qeverisë dhe se kryeministri Ramush Haradinaj në disa raste ka dëshmuar se nuk ka kontroll mbi ministrat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)