Burgim të përjetshëm dados që theri për vdekje dy fëmijët për të cilët kujdesej

Burgim të përjetshëm dados që theri për vdekje dy fëmijët për të cilët kujdesej

NDAHEN RRETH 100 MILIONË EURO QË HEKURUDHA TIRANË-DURRËS TË PLOTËSOJË STANDARDET EVROPIANE

Një dado në New York është dënuar me burgim të përjashtëm pa mundësi ankese për vrasjen e dy fëmijëve për të cilët kujdesej, krim ky është që përshkruar si ankthi i çdo prindi.

Dadoja Yoselyn Ortegas, 55 vjeçe, muajin e kaluar ishte shpallur fajtore për therjen për vdekje të vitit 2012 ndaj dy fëmijëve nën kujdesin e saj në apartamentin e tyre luksoz në Manhattan.

Juria unanimisht kishte refuzuar asokohe çmendurinë si mbrojtje të Ortegas, avokati i së cilës thoshte se ajo kishte halicunacione për një urdhër nga djalli “për vrasjen e fëmijëve dhe të vetes së saj” kur ua kishte ngulur thikën e kuzhinës Lucia Krimit, 6 vjeçe, me nofkën Lulu, dhe vëllait të saj Leos, 2 vjeç, dhe i kishte lënë trupat e tyre në vaskë, transmeton Koha.net.

Megjithatë, juria gjeti se Ortega e dinte shumë mirë se çfarë po bënte kur në mënyrë brutale theri fëmijët në banjë të apartamentit të tyre.

“Çdo therje, çdo prerje, secila prej tyre kishte nga një qëllim. Dhe ai qëllim ishte t’i jepte fund jetëve të atyre fëmijëve”, ka thënë Ndihmës Prokurori rajonal, Stuart Silberg.

Gjykatësi Gregory Carro të hënën e quajti këtë rast si “ligësi e pastër” para se të shpallte dënimin, më të ashpër të mundshëm.

Motivi, sipas prokurorëve, kanë qenë problemet e mëdha financiare të Ortegas pas sjelljes së të birit të saj 17 vjeçar nga Republika Domenikane dhe pakënaqësia e saj ndaj nënës së dy fëmijëve të vrarë, Marina Krim, e martuar me shefin ekzekutiv asokohe të CNBC-së Kevin Krim, se ishte nënë “që ajo s’do të mund të ishte kurrë”.

Më 2012, pas vrasjeve, familja Krim themeloi fondin “Lulu & Leo”, i cili përkrah kreativitetin në shkolla. Familja tani ka dy fëmijë tjerë: Felixin, i lindur tetorin e vitit 2013, dhe Linus, lindur në janarin e vitit 2016.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)