Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar ndaj disa deklaratave të Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit akuzoi PDK-në për të bëmat që i janë bërë vendit.
“Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së. Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, pas deklaratave të mbrëmshme nga ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se kjo qeveri e tanishme nuk ka asnjë rrezik që të rrëzohet, sidomos të ndodhë një rrezik nga partia opozitare LDK. I menjëhershëm ka qenë reagimi sot nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka reaguar ndaj ministrit të PDK-së, duke thënë se PDK-së ua dinë të bëmat si dhe e ka porositur atë të bëjë gati dokumentet e t’i bartë nga zyrat e shtetit.
“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK-ja është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Haziri, i cili ka thënë se partia e tij ka adresë.
COMMENTS