SHBA i përgjigjet Haradinajt: Tranzicioni i FSK-së vetëm me ndryshime kushtetuese

SHBA i përgjigjet Haradinajt: Tranzicioni i FSK-së vetëm me ndryshime kushtetuese

Guvernatori i Kemerovos jep dorëheqje pas zjarrit vdekjeprurës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para disa dite tha se Ushtria e Kosovës do të formohet me anë të ligjit e jo me ndryshime kushtetuese.

Mirëpo këtë mendim të kryeministrit Haradinaj nuk po e miraton ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, ku nëpërmjet një përgjigje për lajmi.net, thotë se Ushtria duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese.

“Ne kemi nxitur qeverinë që të punojë metodikisht për tranzicionin e FSK-së dhe që të vazhdojë me fushatën e saj brenda Kosovës si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar përkrahje maksimale për këtë tranzicion. SHBA-të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin e FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për lajmi.net.

E, kryeministri në një emision televizivë të martën tha se e ka kthyer prapa projektligjin për ushtrinë, pas mbërritjes në tavolinën e tij.

“E kam kthyer ligjin. Ka qenë në Qeveri. E kam kthyer prapa, se ka paraparë ndryshime kushtetuese”, ka treguar Haradinaj.

Kryeministri tha se mungesa e dy të tretave të votave në Kuvend të Kosovës pamundëson ndryshimet kushtetuese, andaj ka kërkuar që projektligji të ndryshohet, në mënyrë që ushtria e Kosovës të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se për çështjen e ushtrisë s’mund të pritet pakufi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)