Ora 10-të në katër qendra shkollore në Lipjan ka filluar test i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të IX-ta të komunës së Lipjanit.
Testit po i nënshtrohen nxënësit klasave të IX-ta nga 24 shkollave fillore me afër 1100 nxënës.
Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në Komunën e Lipjanit ka thënë se testi ka filluar me kohë dhe gjithçka ka shkuar në rregull, njofton Ulpianapress.
“Testit ka filluar me kohë në katër qendra të testimit. Testit i janë nënshtruar rreth 1100 nxënës. Gjithçka ka shkuar në rregull, sepse i kam monituar nga afër. Testi ka filluar me kohe dhe ka përfunduar pa ndonjë problem, presim që do të marrim rezultatet shumë të mira” ka thënë Hasani./Ulpianapress/
COMMENTS