Në Kosovë kërkohet ndihmë për “vajzën e sëmurë” me fotografi të pornostares së njohur

Në Kosovë kërkohet ndihmë për “vajzën e sëmurë” me fotografi të pornostares së njohur

Momenti i arrestimit të Albin Kurtit (Video)

Me fotografi të ish-yllit të pornos Mia Khalifa, një organizatë në Kosovë po kërkon para, kinse për një vajzë nga Ferizaj që vuan nga një sëmundje.

Kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga një përdorues i Facebookut, që në profilin e tij ka postuar këtë fotografi. Ai ka bërë thirrje që mos t’u jepet para këtyre organizatave.

“Qekjo o pse nuk bon me jep pare ktyne personave qe po dalin me kaca ne durë e kerkojn pare ne emer te femijeve jetim ose për shërim. Tash po lypin pare per sherimin e ni vajze qe ne fakt osht foto e pornostares Mia Khalifa…. turp turp ishalla ne fyt ju mbesin kto pare e kur hajrin sja shihni”, ka shkruar ai, derisa ka postuar edhe fotografinë e ish-pornostares amerikano-libaneze.

Për të vazhduar dyshimin se gjithçka bëhet fjalë për mashtrim është data e lindjes së vajzës së pretenduar si e sëmurë dhe asaj që është pasqyruar në foto. “E sëmura” nga Ferizaj rezulton të jetë e lindur më 14.05.2007. Dhe po ta kërkoni në Facebook, kjo vajzë me po këtë emër nuk ekziston. E Khalifa, siç e tregon wikipedia, është e lindur më 10/.02.1993.

Paratë po i kërkon organizata “Dora e ngrohtë”. Nga një kërkim i shpejtë në internet, në Kosovë nuk del të ketë të regjistruar organizatë me këtë emër. Me një emër të tillë rezulton një organizatë nga Gostivari. Por nuk ka lidhje me atë “nga Ferizaj”, të cilave u ndryshon edhe logoja.

Në letrën që mezi lexohet, shkruhet se vajza vuan nga sëmundja obstruktive kronike.

“Karakteristikë për sëmundjen obstruktive kronike është FEV1/FVC i ulur, kurse TLC është normal. Sëmundja obstruktive kronike përfshinë emfizemën, bronkitin kronik, astmën, bronkietazia. Sëmundja zakonisht është rezultat i ambientit të ndotur dhe të ftohtit”, thuhet në përshkrim.

Sipas kërkesës, kjo sëmundje nuk gjen shërim në Kosovë dhe mjekët e Genta Mulajt i kanë referuar asaj shërim jashtë vendit. Në letër thuhet, gjithashtu se prindërit e Gentës kanë kontaktuar me një klinikë në Gjermani, më saktësisht në DKD Helios Klinic Wiesbaden, e cila ka kërkuar një shumë prej 24 mijë eurosh për shërimin e Gentës.

Portali Koha.net ka kontaktuar me spitalin në Gjermani – për të pyetur nëse kanë marrë kërkesë për shërimin e vajzës dhe për të mësuar koston e një intervenimi për të shëruar këtë sëmundje. Ata kanë thënë se nuk mund të japin për media këso detaji.

Në të njëjtën kohë, portali ka kontaktuar edhe me Basri Sejdiun, drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili ka thënë se “nuk është e qartë sëmundja me këtë emër sëmundja obstruktive kronike”.

“Në pamundësi të sigurimit të të hollave familjarët e Gentës kanë bërë kërkesë në shoqatën humanitare ‘Dora e ngrohtë’ për mundësi financimi shtesë. Anëtarët e shoqatës pas vërtetimit të kushteve të Gentës kanë pranuar që të aranzhohet në mbledhjen e fondeve për dërgimin e saj në Gjermani dhe përmirësimit të gjendjes së saj”, thuhet më tutje në këtë letër.

Aty është dhënë edhe një numër telefoni: 029 774 293. Portali Koha.net ka provuar të vë kontakt, por ky numër nuk ekziston. Kujtojmë se prefiksi për këtë qytet është 0290.

Portali ka kontaktuar me zëdhënësin në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, që ka thënë se në lidhje me këtë rast nuk ka marrë ende ndonjë ankesë. Por ka thënë se vitin e kaluar, Policia e Kosovës është marrë me së paku 40 raste të ngjashme të cilat janë karakterizuar si mashtrim.Image

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)