Kryetari Imri Ahmeti pret shefin e OSBE-së Jan Braathu

Kryetari Imri Ahmeti pret shefin e OSBE-së Jan Braathu

Ahmeti, kemi detektuar të gjitha mundësitë e së ardhmes së Lipjanit

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE –së Jan Braathu.
Kryetari Ahmeti fillimisht e ka njoftuar ambasadorin e OSBE-së Jan Braathu për zhvillimet e gjithëmbarshme në Komunën e Lipjanit përfshirë edhe përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallime përkatësie etnike. Ai po ashtu ka falenderuar ambasadorin e OSBE –së Jan Braathu për mbështetjen e OSBE-së në avancimet e theksuara të Komunës së Lipjanit në fushën e transparencës, përfshirjes së qyetarëve në dëgjime publike, vendimarrje dhe në implementimin e Ligjit për barazi gjinore.
Nga ana tjetër Ambasadori Braathu, ka falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për pritjen dhe përformancën e lartë në qeverisjen komunale, duke theksuar se është i informuar për së afërmi rreth çmimeve që ka marrë dhe avancimeve që ka bërë në menagjimin financiar përmes organizimit të 16 dëgjimeve publike buxhetore në vitin 2017, nivelin e lartë të transparencës dhe çmimin si komuna e parë në nivel vendi për Indeksin e Konkurrueshmërisë.
Ai më tutje ka ofruar mbështetje në procesin e përgaditjes së buxhetit, laboratorin e qeverisjes komunale, mbështetje e pjesëmarrjes në vendimarrje, mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të stafit si dhe përkrahje për të rinjët dhe gruan. Po ashtu kërkoi mbështetjen e komunës në organizimin e Marshit të Paqes.
Kryetari Imri Ahmeti u zotua se do të përkushtohet në avancimin e mëtutjeshëm të qeverisjes lokale dhe do të bashkëpunoj ngusht me OSBE-në dhe miqt e tjerë ndëkombëtarë dhe vendor, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira të qytetarëve të komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)