Momenti emocionues kur lojtarët dhe tifozët e Parmas e kuptojnë se janë rikthyer në Serie A

Momenti emocionues kur lojtarët dhe tifozët e Parmas e kuptojnë se janë rikthyer në Serie A

Arbëria e emëron trajner Arbnor Morinën

Festë e madhe në Parma, pasi klubi rikthehet në Serie A pas tri vitesh në kategoritë e ulëta.

Ky lajm ka gëzuar të gjithë Italinë, pasi bëhet fjalë për një klub të madh ne histori.Parma në vitin 2015 kishte falimentuar, ku ishte dërguar në Serie D.

Nga ai vit, ajo ka arritur të sigurojë promovimet një ligë më lartë, për t’u rikthyer në elitën e futbollit italian.Rikthimi në Serie A, ishte vërtetë emocional. Parma shënoi fitore në udhëtim te Spezia, dhe po priste rezultatin final të ndeshjes Frosinone – Foggia.Kjo ndeshje përfundoi barazim 2:2, gjë që i mundësoi Parmas rikthimin në Serie A, për të nisur një festë të madhe në stadium, për të kaluar pastaj në rrugët e qytetit, ku pritet të ketë festë deri në orët e para të mëngjesit./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)