Rrena e Kryeministrit për Liberalizim dhe Ushtri

Rrena e Kryeministrit për Liberalizim dhe Ushtri

Ja pse agjentët sekretë gjithmonë i mbajnë duart kështu

Ramush Haradinaj: “Nuk po mundem me precizu në mars saktë, por mundet edhe përpara”, ka deklaruar ai kur është pyetur se kur mund të hiqen vizat. “Besoj që mundet edhe përpara, të dyja”, ka thënë ai kur është pyetur se kur FSK-ja do të bëhet Forcë e Armatosur.

Vlerësimi: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se para muajit mars mund të bëhet liberalizimi i vizave dhe shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura. Muaji mars ka kaluar, jemi në pjesën e dytë të muajit maj, ndërsa nuk ka asnjë lëvizje drejt realizimit të këtyre dy projekteve të mëdha. Një prej parakushteve për liberalizim të vizave, miratimi i Marrëveshjes për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi tashmë ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por drita e gjelbër për liberalizim ende nuk është dhënë.

100 ditë pas marrjes së pushtetit, Ramush Haradinaj e kishte bërë edhe një zotim të ri. Në dhjetor të vitit 2017, Haradinaj në një intervistë për televizionin publik (RTK) kishte thënë se përveç Ushtrisë edhe liberalizimi i vizave do të ndodhë në muajin mars të 2018-tës.

Ai ka thënë se kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit 2018. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji mund të shndërrohet në Ushtri të Kosovës. Madje muaji mars, sipas tij, mund të ishte koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen.

“Nuk po mundem me precizu në mars saktë, por mundet edhe përpara”, ka deklaruar ai kur është pyetur se kur mund të hiqen vizat (Shih Këtu, min 1:30). “Besoj që mundet edhe përpara, të dyja”, ka thënë ai kur është pyetur se kur do të bëhet FSK-ja Forcë e Armatosur.

Muaji mars ka kaluar, ndërsa nuk ka asnjë lëvizje drejt realizimit të këtyre dy projekteve të mëdha. Edhe një prej parakushteve për liberalizim të vizave, miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por, pavarësisht deklaratave të liderëve që liberalizimi do të ndodhë shpejt, nuk ka dritë të gjelbër që qytetarët do të lëvizin lirshëm në këtë apo atë datë.

Ndërkohë, ministri i Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë se FSK-ja do të shndërrohet në Forca të Armatosura në vitin 2018 eventualisht në vitin 2019.

“Ne jemi në rrugë të mirë që kjo të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe mendoj se viti 2018/2019 do jetë vit i transformimit”, tha ministri Berisha për KALLXO.com.

Ky shndërrim sipas tij do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë edhe 2/3 e votave të komuniteteve të Kuvendit të Kosovës, pra duhet edhe miratimi nga ana e deputetëve të Listës Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministrit nuk i dalin datat e premtuara për heqje të vizave. Gjatë kohës sa garonte për kryeministër, Haradinaj kishte premtuar se 90 ditë pas marrjes së drejtimit të qeverisë do të hiqen vizat. Ky premtim i kishte dal huq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)