Hashim Thaçi e ndan në dy grupe LDK’në

Hashim Thaçi e ndan në dy grupe LDK’në

Ndërron jetë 25-vjeçari që u hodh nga pallati pas sherrit me prindërit

Këmbëngulësia e Presidentit Hashim Thaçi që të jetë kryenegociator në dialogun Kosovë – Serbi ka ndarë në dy grupe partinë e Isa Mustafës. Gazeta Express mëson se në mbledhjen e Kryesisë së djeshme të LDK’së ku për herë të parë u paraqit në aktivitetin partiak edhe Isa Mustafa, u diskutua për mandatimin e Thaçit në krye të bisedave. Në këtë mbledhje, LDK ka hyrë e ndarë në dy grupe, në ata që janë pro Thaçit shef i ekipit negociator dhe në ata kundër.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë që t’ia jap dorën Presidentit të vendit Hashim Thaçi që të jetë në krye të dialogu me shtetin serb që pritet të fillojë kah mesi i muajit qershor. Por, ky pozicionim i partisë së Mustafës ka krijuar përplasje mes vetë zyrtarëve.

Edhe pse ende e padefinuar se si do të jetë qëndrimi i tyre final për këtë çështje, Express ka mësuar nga burime brenda LDK’së se disa prej zyrtarëve të vjetër janë pro që shefi i shtetit të udhëheq vendin në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

Mbrëmë në T7, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet ekipit në negociata nëse partia ia jep dritën e gjelbër.

Por, disa figura të LDK’së kanë rezerva për këtë.

Burime të Express bëjnë me dije se kundër Presidentit janë pozicionuar deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj. Këta të fundit vazhdimisht janë shprehur se Presidenti Thaçi nuk është figura e duhur për të qenë udhëheqës në këto bisedime.

Sidoqoftë, lideri i partisë së LDK’së Isa Mustafa u shfaq të enjten në aktivitetin e tij të parë politik ku e mblodhi kryesinë, pas disa muajsh sa po kurohej si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Por këtë takim nuk e zhvilluan si zakonisht në degën e tyre në Prishtinë, por zgjodhën që të njëjtën ta realizojnë në shtëpinë e tij në Prapashticë.

Me gjasë kjo edhe ka ndodhur për shkak të gjendjes ende jo mjaftueshëm stabile të ish kryeministrit.

Nga ana tjetër, këshilltari politik i Presidentit, Bekim Çollaku deklaroi sot se Presidenti nuk ka nevojë të marrë miratimin e Kuvendit për të qenë kryengeociator.

Por shpejt e mori kundërpërgjigjen e deputetit të Alternativës Ilir Deda i cili ia kujtoi atij se vetëm me 2/3 e votave Thaçi e fiton mundësinë për të qenë në krye të bisedimeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)